Burimi:
Top-Channel.tv

“Nuk e njoh dorëzimin”, Le Pen në tubimin e parë pas dënimit: Ekzistenca e Francës është në rrezik
👁7662
Kryetarja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen foli sot para mbështetësve në tubimin e saj të parë pas dënimit për shfrytëzim të fondeve publike. “Është e pamundur për mua të fsheh emocionet e mia, duke ju parë këtu. Një faleminderim të madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen, ju jeni të mrekullueshëm!”, tha Le Pen. Ajo falënderoi Bardella-n si dhe të pranishmit e tjerë përpara se të zotohej se do të vazhdojë luftën e saj kundër sistemit gjyqësor. “Nuk e njoh dorëzimin. Ne jemi të përkushtuar në këtë luftë”, shtoi ajo. Më tej në fjalim, ajo trajtoi disa...