Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk e dinim që ishin agjentë të BKH”, zbardhet dëshmia e nipave të Agron Kapllanajt, gjykata i lë në burg
👁13782
Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u paraqitën Ledjan Kapllanaj dhe Klaudjo Kapllanaj, dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollçakun. Të tre u thirrën për t’u njohur me masën e sigurisë pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë, ku akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”. Sipas burimeve, të dyshuarit kanë deklaruar në dëshminë e tyre se nuk ishin në dijeni që personat të cilët kishin ndaluar dhe sulmuar ishin agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi këta të fundit ishin të...