Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden
Aktori i njohur, Nicolas Cage, shfaqet i transformuar tërësisht në rolin e legjendës së NFL-it, John Madden. Prime Video ka publikuar trailerin e ri të filmit “Madden”, ku krahas Cage protagonist është edhe Christian Bale. Filmi rrëfen jetën e John Madden, ish-trajnerit të famshëm të Oakland Raiders, i cili më vonë u bë një nga komentuesit më të dashur të futbollit amerikan dhe pati një rol kyç në zhvillimin e industrisë së videolojërave sportive. Madden u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2021, në moshën 85-vjeçare. I padallueshëm shfaqet edhe Christian Bale në rolin e ish-pronarit të Raiders, Al Davis, i cili ndërroi jetë në vitin 2011. Dy figurat e njohura patën një miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë gjatë kohës kur Madden drejtonte skuadrën....
Burimi:
javanews.al