Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk do lënë asnjë gram gjelbërim”, Vasili sulmon qeverinë: Karrigia e Ramës vjen erë korrupsion
👁8554
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku zhvilloi një bisedë me moderatorin. Në fjalën e tij, Vasili e konsideroi kryeministrin Edi Rama simbol të një pushteti të gjatë dhe të shpërdoruar. “Gangrena e një pushteti të shpërdoruar dhe shumë të gjatë, në të gjithë pluralizmin shqiptar, është Edi Rama”, tha ai, duke i bërë një përmbledhje të karrierës së gjatë politike të kryeministrit. Sipas Vasilit, Rama ka hyrë në jetën publike në vitin 1998 dhe që prej atëherë ka qenë pothuajse pandërprerë në poste të larta ekzekutive. Ai përmendi fillimin e karrierës...