“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka dërguar një mesazh mbështetës efektivëve të policisë, të cilët prej shtatë ditësh po përballen me situata të vështira dhe akte dhune gjatë protestave. Në letrën e tij, Hita shpreh mirënjohjen dhe respektin për punonjësit e policisë, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në krye të detyrës. Ai thekson se shumë efektivë janë lënduar gjatë këtyre përballjeve dhe u uron shërim të shpejtë kolegëve të plagosur. Kreu i Policisë së Shtetit nënvizon se asnjë sulm ndaj uniformave blu nuk është i pranueshëm dhe se aktet e dhunës nuk mund të justifikohen. Njëkohësisht, ai u kërkon efektivëve të vijojnë detyrën me profesionalizëm, guxim dhe vendosmëri, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari. “Nuk do të jeni...
Burimi:
javanews.al