Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, Dhoma e Avokatëve reagon ashpër pas deklaratës së prokurorit të SPAK në sallën e gjyqit
Pasi prokurori i SPAK Behar Dibra fyeu në sallën e gjykatës një mbrojtës që po parashtronte kërkesat për klientin e tij, ka reaguar ashpër Dhoma e Avokatëve. “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, ishte shprehja gjatë gjykimit e prokurorit Behar Dibra që ka shqetësuar dhomën e avokatisë e cila e denoncon publikisht për denigrim personal të avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës. Në reagimin e dhomës së avokatisë shprehet shqetësimi për sjelljen e prokurorit Dibra gjatë seancës së datës 10 korrik dhe dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme duke e konsideruar cënim të rëndë të dinjitetit profesional dhe shkelje flagrante...