Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Norris “pole” dhe rekord në Montekarlo, ringjallet Ferrari me Leclerc, zhgënjen Mercedes
👁6470
Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën qytetase të Montekarlo, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Monako në Formula 1. Piloti britanik vendosi kohën rekord 1’09”954. Ai do ta ndajë vijën e parë të startit me pilotin vendës Charles Leclerc, që u rendit i dyti me Ferrari në pistën e shtëpisë. Një paraqitje e mirë e “kokëkuqes”, por që s’mjaftoi për të siguruar “pole”. Në vendin e tretë u rendit makina tjetër McLaren, ajo e kryesuesit të botërorit, australianit Oscar Piastri. Në krah të tij do të jetë makina tjetër Ferrari, ajo e Lewis Hamilton....