Norris fiton ‘Brazilin’, Red Bull dy vende në podium
Pas Antonelit kampion bote 2026, Mercedes është Kampione Bote edhe për Konstruktorë në F1. Gara e Çmimit të Madh të Brazilit u kushtëzua ndjeshëm nga moti i rënduar. Duke mbërritur mbi Interlagos me dhjetë xhiro nga fundi, shiu i detyroi të gjithë pilotët të futeshin në boks për goma të lagura. Asgjë nuk ndryshoi për Lando Norris, i cili, nga pozicioni i parë, fitoi raundin e Amerikës së Jugut të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi. Vendi i dytë i shkoi Maks Verstapen, i cili bëri një rikthim të jashtëzakonshëm nga rreshti i fundit i startit. Red Bull mori edhe vendine tretë të podiumit me Isak Haxhar. Post navigation
Burimi:
sportiim.al