‘Non grata e Berishës nuk ndikon në fushatë’, Tabaku: Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer

‘Non grata e Berishës nuk ndikon në fushatë’, Tabaku: Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, gjatë një interviste televizive është shprehur se çështja e “non grata”-s ndaj Sali Berishës nuk përbën më pengesë për fushatën zgjedhore. Sipas saj, retorikat e ngritura nga Partia Socialiste mbi këtë çështje janë tejkaluar dhe nuk kanë më ndikim tek qytetarët. Tabaku theksoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një fazë tjetër, ndërsa evidentoi se strategu i fushatës së PD është një ish-këshilltar i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo shtoi se qytetarët janë të fokusuar te nevoja për ndryshim dhe nuk i intereson më nëse “non grata” hiqet...
Burimi: Sot.com.al