Nomiminet e “Emmy Awards 2025”, kryesojnë “Severance” dhe “The Penguin”. Në garë edhe aktori i vogël Owen Cooper

Nomiminet e “Emmy Awards 2025”, kryesojnë “Severance” dhe “The Penguin”. Në garë edhe aktori i vogël Owen Cooper

Janë shpallur zyrtarisht nominimet për edicionin e 77-të Emmy Awards, duke nxjerrë në pah prurjet më të spikatura për vitin që lamë pas. Në krye të listës qëndron seriali “Severance” me plot 27 nominime, i ndjekur nga “The Penguin” me 24 dhe “The Studio” bashkë me sezonin e tretë të “The White Lotus”, secili me nga 23 nominime. Viti 2025 shënon gjithashtu suksesin e serialeve debutuese, me “The Studio” që hyn fuqishëm në kategorinë më të vlerësuar të vitit për komedinë, përkrah fituesit të vitit të kaluar, “The Bear”. Në kategorinë e dramës më të mirë garojnë tituj si “The Last of Us”, “Severance”, “The White Lotus” dhe “Slow Horses”, ndërsa Pedro Pascal, Bella Ramsey, Gary Oldman dhe Britt Loëer janë mes emrave të nominuar...