Noka: Rama e asgjësoi protestën e Flamingove
Demokratët u mblodhën këtë të shtunë përpara Kryeministrisë në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli gjatë protestës, duke u shprehur se opozita ka qenë gjatë gjithë kohës krah studentëve dhe se do t’i bashkohet në Ministrinë e Arsimit. Ndërkohë, ai u ndal dhe te protesta e flamingove, ku u shpreh se ajo u asgjësua nga Edi Rama në bashkëpunim me Arlind Qorin. “Të gjithë shqiptarët kanë një mesazh dhe ne e përcjellim. Edi Rama, largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë provuar dhe diktatorë të tjerë, por ti e di fundin. Për të mbështetur studentët, kërkesat e tyre duhet të...
Burimi:
ntv.al