Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Noka i dërgon mesazh Suel Çelës: Po bën krim duke mbështetur një kufomë politike
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një takim me banorët e Elbasanit, lëshoi akuza ndaj Suel Çelës, të cilin e cilësoi si “kryebandit” dhe e akuzoi për përpjekje të hapura për të ndërhyrë në zgjedhje, përmes presionit ndaj komisionerëve dhe përkrahjes së një “kufome politike” si Edi Rama. Noka i kërkoi Suel Çelës të qëndrojë larg demokratëve dhe procesit zgjedhor, duke e paralajmëruar se askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia për veprimet e veta. Deklarata e plotë: Është një shumicë e cila mezi po pret datën 11 maj, për t’i dhënë një leksion barbarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh kusarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh edhe kryebanditit Suel Çela se Elbasani nuk mbahet me dhunë, se Elbasani nuk...