Njohja e Palestinës nga Macron/ Pas Izraelit reagon edhe Rubio: Vendim i pamatur, i shërben Hamasit!

Njohja e Palestinës nga Macron/ Pas Izraelit reagon edhe Rubio: Vendim i pamatur, i shërben Hamasit!

Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon ta njohë Palestinën si shtet në shtator. Kjo ka për qëllim të nxisë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Kryeministri Netanjahu e dënon vendimin. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. “Do ta shpall solemnisht këtë në shtator të këtij viti para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, njoftoi Macroni në Platformën X. Macroni shtoi: “Sot, është urgjente të përfundojë lufta në Rripin e Gazës dhe të shpëtohet popullsia civile”. Një armëpushim, lirimi i të gjithë pengjeve dhe ndihma masive humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës...