Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Njoftim për prindërit/ Shtyhet afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte, ja çfarë duhet të dini
Nga sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë nuk janë prekur të dhënat nga regjistrimi i bërë në aplikacionin online. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve, Zhaneta Beqiri sqaron prindërit se regjistrimi do të kryhet fizikisht, me një shtyrje afati deri më 30 qershor. Kjo vlen për prindërit të cilët nuk mundën të kryejnë aplikimin në platformë, pasi ky proces u anulua para përfundimit të afatit. “Në datën 20, duke korresponduar me ditën e premte, ndërkohë që aplikimi në platformën online mbyllej me datë 22, ka ndodhur sulmi kibernetik në faqen e Tiranës. Në këtë moment platforma e-fëmijët.tirana.al doli jashtë funksionit. Të dhënat, pra aplikimet që kanë bërë janë ruajtur, për qytetarët e tjerë që nuk kanë mundur të bëjnë aplikimin, në ato tre ditë që...