Njoftim me rëndësi nga KQZ për votuesit nga jashtë, si duhet të veproni nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor

Njoftim me rëndësi nga KQZ për votuesit nga jashtë, si duhet të veproni nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor

Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar votuesit nga jashtë të cilët hasin probleme me marrjen e dokumentit zgjedhor dërguar nga KQZ, dhe sesi duhet të vijojnë më pas. “Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor të dërguar nga KQZ, ose nëse vëreni se ky dokumentacion ka mungesa, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj në sistemin PER dhe informoni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për problemin. Mund të hyni në 𝐏𝐄𝐑: Nëpërmjet aplikacionit KQZ (në rubrikën “Votues nga jashtë”), ose Duke klikuar këtu: diaspora.kqz.gov.al/ “, njofton KQZ. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv