Nji poet – nji poezi: Krijimi i vetes unike në poezi!

Nji poet – nji poezi: Krijimi i vetes unike në poezi!

(Manjola Brahaj – Halili: “Na nuk jena t’ktuhit) Nga Halil Matoshi A munet me u thânë se qenia njerëzore përmes poezisë e “krijoi veten”? Po, sepse në poezi vetja âsht qeniesim n’tuebâmje, që nuk âsht kur âsht person. Qeniesim n’tuebâmje! Ashiqarshëm njeriu “e krijoi veten” përmes poezisë. Kur thojmë se në poezi vetja âsht nji “qeniesim n’tuebamje” (nji qenie në proces bâmje apo transformimi), na realisht pranojmë nji fakt zbulese: njeriu në jetën e përditshme (si person) âsht i kufizuem me role sociale apo kode kulturore e shtrëngesa morale dhe sall në poezi ai bâhet i lirë me e rindërtue ekzistencën e tij, që âsht vetja.Manjola Brahaj përdor një evokim “të egër” dhe trupor të mosqenies jashtë fjalës, siç thotë Ludwig Wittgestein tek Tractatus Logico-Pholosphicus...