Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin vendin e tij në historinë e shtetit më të ri të Evropës. “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, tha Thaçi. Ai ishte atëherë 40 vjeç, kryeministër i Kosovës dhe ish-udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fotografia e tij në Kuvend u bë një nga imazhet përcaktuese të 17 shkurtit. 17 shkurt 2008: Hashim Thaçi, atëkohë kryeministër, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, një tjetër imazh i Thaçit hyn në historinë e Kosovës. Më 16 shtator 2026, ai qëndroi në një sallë gjyqi në Hagë...