Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Njerëzit nuk zhvilluan dy këmbë për të vrapuar, thjesht donin disa mango
Edhe pse jemi pjesë e familjes së primatëve të quajtur Majmunët e Mëdhenj, kemi një sërë dallimesh nga kushërinjtë tanë më të afërt gjenetikisht. Tipari ynë më i dukshëm dallues është truri ynë i madh, që është rreth tri herë më i madh se ai i një shimpanzeje, ndonëse ngjashmëria gjenetike me homo sapiensin qëndron diku në mbi 90%. Megjithatë, truri i njeriut mund të mos kishte arritur këtë madhësi të habitshme po të mos ishte për tiparin tonë të dytë më dallues, ecjen mbi dy këmbë, pra bipedinë. Miliona vjet përpara shfaqjes së gjinisë homo, disa hominidë të hershëm patën idenë gjeniale të çlironin duart dhe të fillonin të ecnin drejt. Natyrisht, kjo ishte një ecuri e ngadaltë, një proces që shkencëtarët besojnë se...