Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Njerëzit do vdesin si mizat…’/ Paralajmërohen qindra vdekje nga i nxehti në Angli!
Autoritetet britanike japin alarmin, duke thënë se me qindra njerëz mund të vdesin nga vala e të nxehtit që po “përvëlon” Anglinë dhe Uellsin. Një nivel i tillë jetësh të humbura sipas tyre nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, me temperaturat e rritura me 2-4 gradë Celsius nga ndotja nga lëndët djegëse fosile. Këto vdekje të parakohshme parashikohen në të dy rajonet, por normat më të larta të vdekshmërisë priten në Londër. Shumica e vdekjeve apo 85%, sipas mediave britanike, parashikohet të jenë persona të moshaës mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen edhe më të cënueshëm prej nxehtësisë ekstreme. Më të rrezikuarit janë ata që banojnë në qytet. Valët e të nxehtit gjatë stinës së verës kanë marrë nga 2020-ta...