“Njëqind Vjet Vetmi”, rikrijimi filmik i Netflix që solli magjinë e Macondos në ekran

“Njëqind Vjet Vetmi”, rikrijimi filmik i Netflix që solli magjinë e Macondos në ekran

Pas më shumë se pesë dekadash nga botimi i saj dhe pasi vetë autori e kishte refuzuar për një kohë të gjatë çdo adaptim filmik, vepra madhështore e Gabriel García Markez, “Njëqind Vjet Vetmi”, ka marrë jetë në ekran përmes një produksioni ambicioz të Netflix. Seriali, i publikuar në dhjetorin e vitit të kaluar, ka ngjallur entuziazëm të madh te lexuesit, kritikët dhe shikuesit në mbarë botën, duke sjellë për herë të parë në format audiovizual historinë e familjes Buendía dhe qytetit legjendar të Macondos. Realizuar në gjuhën spanjolle dhe i xhiruar pjesërisht në Kolumbi, seriali ka ruajtur me përpikëri...