Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Njëmbëdhjetë të vdekur dhe shtatë të plagosur nga shembja e një miniere ari në Sudan
Njëmbëdhjetë punëtorë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një minierë ari u shemb pjesërisht në Sudanin verilindor, një vend i shkatërruar nga lufta civile për dy vjet, tha kompania kombëtare e minierave. Që nga prilli i vitit 2023, ushtria e gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqësi de facto i Sudanit pas një grushti shteti në vitin 2021, është përleshur me milicinë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë të ish-zëvendësit të tij, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo. Përpjekjet luftarake të të dyja palëve financohen kryesisht nga aktiviteti minerar. Sipas burimeve zyrtare sudaneze dhe organizatave joqeveritare, pothuajse e gjithë tregtia e...