“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”?/ Pse i shkruajmë gabim këta përemra?
“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”… Pse i shkruajmë gabim këta përemra?Gjatë punës sime kam vënë re, se këta dy përemra në 80% të rasteve shkruhen GABIM! P.sh., përemri i pacaktuar “njëfarë” shkruhet ndaras dhe jo bashkë.KUJDES, ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Shkruhet ndaras vetëm për emrin “farë” me një numëror përpara. P.sh.: një farë misri, dy fara misri etj. Pra, dallimi është shumë i qartë. Kur është emër me numëror para shkruhet ndaras, ndërsa kur është përemër shkruhet GJITHMONË bashkë.I njëjti gabim ndodh edhe me përemrin pyetës “Çfarë?”. Sa e sa herë e hasim me apostrof “Ç’farë?”!KUJDES! Përdoret me apostrof “Ç’farë?” vetëm në një rast: kur përdorim trajtën e shkurtuar të këtij përemri pyetës për të pyetur për farën....
Burimi:
kultplus.com