Një vit pa Dhimitër Anagnostin, regjisori i shquar la pas një pasuri të çmuar artistike
Një vit më parë, arti dhe kultura shqiptare humbën një prej figurave të tyre më të shquara, Dhimitër Anagnostin. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij mbetet i gjallë përmes veprës së pasur që ai la pas dhe gjurmës së thellë që la në kinematografinë shqiptare. Dhimitër Anagnosti ishte një emër që i dha ekranit shqiptar një gjuhë të veçantë, të ndërtuar mbi humanizmin, vëzhgimin e hollë të jetës dhe dashurinë për njeriun. Si regjisor, skenarist dhe një prej mjeshtërve të kinemasë sonë, ai krijoi vepra që nuk i përkasin vetëm kohës kur u realizuan, por vazhdojnë të flasin edhe sot. Në filmat e tij jetojnë njerëz të zakonshëm, me ëndrra, dhimbje, heshtje, përballje dhe shpresa. Përmes tyre, Anagnosti dinte të...
Burimi:
kultplus.com