Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja. Në deklaratën e tyre magjistratët theksojnë se ende pas një viti, i ndjeri, Astrit Kalaj nuk e ka marrë statusin “Dëshmor i Kombit”. Deklarata e plotë: “Një vit pa gjyqtarin Astrit Kalaja. Një vit pa përgjigje. Më 6 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri ndërsa ishte në ushtrim të detyrës së tij. U vra në sallën e gjyqit, aty siguria duhet të garantohet më shumë se kudo tjetër. Në këtë përvjetor, ne, magjistratët e Shqipërisë, përkulemi para kujtimit të tij dhe qëndrojmë pranë familjes së tij. Por përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton....