Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës/ Magjistratët: Siguria ka mbetur në vend, mos prisni të humbasim një tjetër për të vepruar!

Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës/ Magjistratët: Siguria ka mbetur në vend, mos prisni të humbasim një tjetër për të vepruar!

Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ngrenë alarmin se institucionet ende nuk kanë marrë masat e kërkuara për sigurinë e magjistratëve, ndërsa Kalajës nuk i është njohur statusi "Dëshmor i Atdheut". Në një deklaratë të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të shtetit, duke paralajmëruar për të vepruar që të mos jenë viktimat e radhës. “Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar". Astrit Kalaja u vra me armë zjarri më 6 tetor 2025, teksa ushtronte detyrën në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Një vit më pas, shoqatat...