Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një viktimë dhe 5 të plagosur, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me vdekje tek “Rotondo e Levanit”
Policia ka vendosur në pranga 56-vjeçarin Ilir Pujo, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur tek “Rotondo e Levanit” ditën e djeshme (6 Gusht). “Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi I. P. dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë”,- njofton policia.