Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një vështrim brenda “strofullës” së Jeffrey Epstein në Manhattan: Zbulohen letra dhe foto të reja!
Një grup letrash dhe fotografish të papublikuara më parë, që lidhen me Jeffrey Epstein-in, u bënë publike të martën nga New York Times, duke rihapur vëmendjen ndaj një prej skandaleve më të mëdha të dekadës së fundit. Letra të shumta nga figura të fuqishme dhe të njohura – përfshirë politikanë, miliarderë, akademikë dhe artistë – u zbuluan si pjesë e një dhurate për ditëlindjen e 63-të të Epstein-it në vitin 2016. Publikimi i tyre ndodh ndërsa rritet spekulimi për lidhjet mes Epstein-it dhe presidentit amerikan Donald Trump. Në një nga letrat, ish-kryeministri izraelit Ehud Barak dhe bashkëshortja e tij i shkruanin Epstein-it: “Ti je si një libër i mbyllur për shumë, por di gjithçka për të gjithë… një koleksionist njerëzish.” Regjisori Woody Allen përmendte darkat e...