Një tragjedi e vitit 1875 rikthehet në skenën e teatrit
Një prej krimeve më të bujshme të shekullit XIX rikthehet në skenë në Bremerhaven, përmes një drame dokumentare që ndërthur teatrin, formatin radiofonik dhe elemente të “true crime”. “True Crime: Die Thomaskatastrophe”, vepra e Coco Plümer e vendosur në skenën e Teatrit të Qytetit të Bremerhavenit, sjell historinë e sulmit të 11 dhjetorit 1875, kur një pajisje shpërthyese e ndërtuar me një mekanizëm kohor shkaktoi një tragjedi që tronditi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ngjarja ishte planifikuar të ndodhte në det të hapur, në bordin e anijes transatlantike “Mosel”, me qëllim që shpërthimi të zhdukte gjurmët e krimit dhe të mundësonte përfitimin nga sigurimi i ngarkesës. Por plani dështoi. Eksplozivi shpërtheu gjatë ngarkimit të anijes në portin e Bremerhavenit. Më shumë se 80 njerëz humbën...
Burimi:
kultplus.com