Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Një tjetër vendim për rastin “Veteranët” – çfarë ndodh tani?
Foto ilustruese PRISHTINË- Afro 90 milionë euro është dëmi që besohet se i është shkaktuar Kosovës nga përfituesit e jashtëligjshëm të pensionit për veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prokuroria pretendon se bëhet fjalë për rreth 19.500 veteranë të rrejshëm. Më 14 korrik, Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli fajtorë dhe i dënoi me nga një vit burgim ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”. Ata besohet se, në cilësinë e anëtarit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të...