Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj
👁10156
Kryetarja e një province në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki, ku vranë edhe një këshilltar, tha policia shtetërore. Kryetarja e bashkisë Lilia Garcia u vra herët të dielën në San Mateo Pina. Katër sulmues, që udhëtonin me skuterë, hynë në bashki dhe e vranë duke hyrë me forcë në zyrën e saj, ku ndodhej edhe viktima e dytë, këshilltari i qytetit Eli Garcia. Dy këshilltarë të tjerë u plagosën, sipas policisë. 🚨🇲🇽 | #URGENTE Oaxaca, estado fallido: Terroristas asesinaron a...