Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një tjetër kandidat i Berishës kërkon numërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ
👁13003
Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave preferenciale në këtë qark.Në një letër drejtuar KQZ-së, ai thotë se në të gjithë procesin e numërimit dhe pasqyrimit të rezultatit zgjedhor në këtë qark, ka pasur problematika dhe shkelje që i kanë evidentuar nga pamjet filmike. Ai rendit edhe problematikat që ka evidentuar nëpër kuti specifike, ku reflektohen parregullsi në raportimin e saktë të rezultatit. “Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet...