Një tjetër goditje për PD/ Rrëzohen kërkesat për rinumërim në qarqet më të mëdha

Një tjetër goditje për PD/ Rrëzohen kërkesat për rinumërim në qarqet më të mëdha

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë dhe Durrës. Në një seancë paraprake, KAS vendosi se Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja nuk janë të legjitimuar për të vënë në lëvizje KAS-in, pasi këtë të drejtë, sipas ligjit, e kanë vetëm subjektet garuese dhe jo kandidatët individualë. Vendimi nuk ishte unanim pasi Ilir Rusmali, votoi pro dhënies së të drejtës kandidatëve për të kërkuar rinumërimin, duke argumentuar se kjo mund të ndikonte në renditjen e tyre në listat e hapura....
Burimi: Sot.com.al