Një tjetër aksident tragjik/ Përplasen 5 automjete në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi H. B., 45 vjeç, po udhëtonte me automjetin e tij kur u përplas me një kamion. Përplasja rezultoi fatale për të dhe 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Pas përplasjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera. Në to ndodheshin edhe pesë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në aksident kanë qenë të përfshirë edhe drejtuesit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç. Ndërkohë, një tjetër drejtues mjeti, shtetasja A. V., dyshohet se është larguar nga vendngjarja...
Burimi:
syri.net