“Një titull abuziv krijoi një atmosferë surreale”, Bulku sqaron keqkuptimin e ndodhur: Edhe Dinamoja ra në rrjetën e mashtrimit, në asnjë rast nuk kam cituar se dua fitoren e Hajdukut

“Një titull abuziv krijoi një atmosferë surreale”, Bulku sqaron keqkuptimin e ndodhur: Edhe Dinamoja ra në rrjetën e mashtrimit, në asnjë rast nuk kam cituar se dua fitoren e Hajdukut

Një intervistë e dhënë nga Ervin Bulku për mefian kroate “24sata.hr” ka shkaktuar keqkuptime të mëdha në opinionin sportiv në Shqipëri. Gazetari kroat ka përdorur një lojë mediatike në titullin me të cilin ka hapur artikullin, duke transformuar fjalët e ish-lojtarit shqiptar. Bulku ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit gjatë karrierës së tij si futbollist dhe ka vendosur të flasë për ish-klubin e tij në prag të sfidës kundër Dinamos. Ndihmësi i Silvinjos ka shfaqur respektin e tij për ish-skuadrën, por në asnjë çast nuk ka deklaruar se do të bëjë tifozeri kundër Dinamos në duelin e së enjtes,...