Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një tablo historike dhe historia e Vlorajve kundër Vrionasve
Nga: Dorian Koçi Tabloja historike, si gjini në artet figurative, daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin këndvështrimet ideologjike të “Njeriut të Ri” që “kalitej në flakët e revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve në Sinjë” (1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve ndaj një oxhaku të ri, atij të Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali Pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit? Oxhaku i...