Një sy gjumë gjatë ndeshjes në Wimbledon, aktori britanik rrëmben vëmendjen! “Harrohet” çerekfinalja mes Cobolli dhe Djokovic

Një sy gjumë gjatë ndeshjes në Wimbledon, aktori britanik rrëmben vëmendjen! “Harrohet” çerekfinalja mes Cobolli dhe Djokovic

Wimbledon-i, një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit botëror, është gjithmonë një pikëtakim për yjet e famshëm nga e gjithë bota. Një moment i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes së zhvilluar në fushën qendrore mes Novak Djokovic dhe Flavio Cobolli, kur vëmendja e publikut u zhvendos nga loja në tribunë. Gjatë barazimit të setit të parë, kamerat fokusuan aktorin e njohur britanik Hugh Grant, i cili ndodhej në mesin e spektatorëve. Ajo që u vu re menjëherë ishte fakti se aktori, i ulur me syze dielli, dukej qartësisht në gjumë. Momenti nuk u shpëtoi as kamerave televizive, e as syrit të...
Burimi: Top-Channel.tv