Një shtatore për Laver Bariun, Përmeti nderon artistin e madh, mjeshtrin e klarinetës

Një shtatore për Laver Bariun, Përmeti nderon artistin e madh, mjeshtrin e klarinetës

Mes emocioneve dhe muzikës, e në prani të shumë përmetarëve, miqve, të ftuarve dhe të pesë fëmijëve, dje në mbrëmje në Përmet u përurua shtatorja e mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu. Familjarët e artistit të njohur shprehën mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim që Përmeti i bëri Laver Bariut. “Ju falenderoj shumë”. Ceremonia nisi nga qendra e Përmetit, ku spikatën valltaret e reja dhe sazet e qytetit. Alem Toska, skulptori përmetar që derdhi në bronx Laverin, mes emocionesh shprehet se teksa punonte, dëgjonte në sfond kabatë e Laverit. “E kam punuar me shumë emocion këtë vepër”, thotë ai. Përurimi i...
Burimi: Vizionplus.tv