Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një shqiptare në krye të Bankës ‘J.P. Morgan’, Balla pret drejtoreshën Suela Rossberg: Sinjal pozitiv për investimet në Shqipëri
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, priti sot në zyrën e tij shqiptaren e suksesshme, Suela Rossberg Danksi, drejtoreshë ekzekutive e ‘Bankës J.P. Morgan’. Suela u largua nga Elbasani në vitin 1997 drejt Greqisë, bashkë me familjen e saj, teksa ka ndjekur një rrugë suksesi të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera në Londër, ajo ka punuar për 16 vite në bankën prestigjioze J.P. Morgan, ku aktualisht mban pozicionin e lartë të drejtoreshës ekzekutive. Së fundmi, ajo është rikthyer në Shqipëri bashkë me kolegë nga J.P. Morgan për të vlerësuar mundësitë e investimit në vend. Ministri Balla e ka...