Një shpatë e Napoleonit shitet 5,2 milionë dollarë

Një shpatë e Napoleonit shitet 5,2 milionë dollarë

Një shpatë që i përkiste Napoleon Bonapartit është shitur në ankand në Paris për 5,2 milionë dollarë. ”Kjo do të thotë se arma e ftohtë pothuajse ka vendosur një rekord botëror për një artefakt të Napoleonit”, tha shtëpia e ankandeve ”Drouot”. Arma fillimisht ishte vlerësuar midis 800 000 dhe 1,1 milionë dollarë. Shpata u prodhua midis viteve 1802 dhe 1803 nga Nicolas-Noël Boutet, drejtor i fabrikës mbretërore të armëve në Versajë, për Bonapartin, i cili ishte konsulli i parë i Francës në atë kohë. Napoleoni (1769-1821) më vonë ia dha atë aleatit të tij të ngushtë Emmanuel de Grouchy, të...
Burimi: Gijotina.com