Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Një “revolucion ligjor” për mbrojtjen e grave, vajzave dhe fëmijëve
Loreta Koleci TIRANË-Më 25 korrik 2025 u prezantua në Tiranë drafti i Kodit të Ri Penal të Shqipërisë, një reformë gjithëpërfshirëse që vendos në qendër të vëmendjes mbrojtjen e grave, vajzave dhe fëmijëve – sidomos përmes kriminalizimit të formave të reja të dhunës dhe abuzimit, që tani nuk është trajtuar në mënyrë të qartë nga ligji. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi se Kodi aktual është i vjetruar dhe nuk përballon sfidat moderne juridike dhe teknologjike. Drafti është hartuar nga një grup ekspertësh të pavarur, nën drejtimin e profesor Arben Rakipit; nisur në vitin 2019 dhe përfunduar në vitin 2023,...