“Një prej figurave më të ndritura të Rilindjes Kombëtare”, Spiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli për ndërtimin e identitetit tonë

“Një prej figurave më të ndritura të Rilindjes Kombëtare”, Spiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli për ndërtimin e identitetit tonë

“Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar,” – shkruan Spiropali. Ajo e përshkruan Mjedën si një zë zgjues të ndërgjegjes kombëtare, mbrojtës të rrallë të gjuhës shqipe dhe atdhetar me zemër të lartësuar nga idealet e dijes dhe lirisë. Ndër të tjera, kryeparlamentarja kujtoi rolin e Ndre Mjedës si anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, gjatë Kongresit të Manastirit në vitin 1908, si dhe kontributin e tij si mësues, poet, përkthyes dhe klerik.