Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një portret i rrallë i Skënderbeut nga Sami Frashëri
Shkruar nga Sami Frashëri SKENDERBEU Emri origjinal i tij është Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Është i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili, në kohën e pushtimeve osmane në Rumeli, ishte princ në krahinën e Krujës, d.m.th. të Akça Hisarit në Shqipëri. Ka lindur më 1404, e sipas një varianti tjetër më 1414 pas erës së re. Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcën ushtarake kah Arnautllëku, babai i këtij, biografia e të cilit po shkruhet këtu, sado që i ishte nënshtruar atij, padishahu i sipërpërmendur, për të siguruar këtë nënshtrim, i pat marrë peng katër djemtë e Gjon Kastriotit dhe i pat dërguar në Edrene. Skënderbeu ishte më i vogli. Meqë ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm fitoi simpatinë dhe dashurinë e...