Një person në bord me probleme shëndetësore, anija me flamurin kroat kërkon ndihmë gjatë natës

Një person në bord me probleme shëndetësore, anija me flamurin kroat kërkon ndihmë gjatë natës

Natën e kaluar rreth orës 20:00, një anije velier me emrin AROHA me flamur Kroat, me 3 persona, njoftoi Kapitenerinë e Portit Vlorë se kishin një person të sëmur në bord i cili kishte thyer dorën në bord. Menjëherë u kërkua asistenca mjekësore pranë qendrës kombëtare të urgjencës në numrin 127. Në orën 23:30 anija velier me personin e sëmur në bord u ankorua në portin e Vlorës ku më pas e mori automjeti i ambulancës për në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës për asistencën e mëtejshme mjekësore. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv