Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…
👁5701
Nga Lutfi Dervishi Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kishte marrë dhenë prej kohësh. Një parti që gjithmonë ka menduar thellë, shumë thellë… ndoshta më thellë se duhet. Më 1992 ishte e vetmja parti që shprehte rezerva për faktin që Shqipëria ishte vendi i parë i Lindjes që po nënshkruante marrëveshje me NATO-N. Me 1995 kjo parti mendonte se "molla ende nuk ishte pjekur" për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Në 2006, kur Shqipëria firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, deputetët e saj i ranë bilbilave në Parlament. Në 2009, NATO...