Një objektiv 13 milionë eurosh për Milanin në merkaton e janarit. Në listë janë edhe Inter me Napolin
4 Nëntor 2026 22:04 Telesport Milan synon të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë merkatos së janarit dhe për këtë arsye ka piketuar Agustin Giay, argjentinasin e Palmeiras, si profilin e duhur për këtë repart. Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, shkathtësia e 22-vjeçarit argjentinas për të luajtur në role të ndryshme dhe potenciali që zotëron, kanë ngjallur interes të madh te drejtuesit e Milanit. Kështu, një lëvizje për ta afruar atë gjatë merkatos së janarit, nuk përjashtohet si mundësi. Marrëveshja mes palëve mund të mbyllet për shifrën 13 milionë euro, nëse i referohemi raportimeve që vijnë nga Brazili. Megjithatë, Milan s’do ta ketë aspak të lehtë, pasi për Agustin Giay ka interes konkret edhe nga dy klubet e tjera të mëdha të Serie...
Burimi:
telesport.al