“Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga liderët më të shquar dhe etikë në botë, ndërsa vlerësoi rolin e tij në arenën ndërkombëtare. Sa’ar theksoi se Izraeli e vlerëson angazhimin e kryeministrit shqiptar për sigurinë e vendit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Sipas tij, biseda me Ramën u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. “Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13...
Burimi:
javanews.al