Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një në pesë të aksidentuar në vendin e punës humb jetën, ndërtimi dhe minierat me më shumë fatalitete
Një në pesë punonjës që u aksidentua në vendin e punës gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit humbi jetën. Situatë e përkeqësuar krahasuar me vitet e kaluara. Shifrat e Inspektoratit të Punës tregojnë se nga janari deri në qershor në vend janë regjistruar 99 aksidente në vendin e punës, ku 20 punonjës humbën jetën. Puna në lartësi, shembjet galerive në miniera, makineritë e prodhimit dhe aksidentet me mjetet e transportit në sektorin e tregtisë, janë shkaktarët kryesorë të fataliteteve në vendin e punës në Shqipëri.