Burimi:
Javanews.al

“Një mrekulli”, nëna me mitër të transplantuar sjell në jetë një bebe
👁2235
Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur në jetë nga një nënë, mitra e së cilës ishte e transplantuar. Grace Davidson kishte lindur me mitër jo funksionale dhe në vitin 2023 motra i dhuroi mitrën, çka asokohe shënoi transplantin e vetëm të suksesshëm të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar. Dy vite pas operacionit, 36-vjeçarja lindi vajzën në muajin shkurt, raporton BBC. Ajo dhe bashkëshorti, Angus i vendosën vajzës emrin Amy, si tezja e saj që dhuroi mitrën. Grace përshkruan me emocion momentin kur mori Amy në krahë, e cila peshonte vetëm 2 kilogramë, por për të ishte “e pabesueshme” dhe “surreale”....