Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një kompani me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë
Një tjetër leje e dyshimtë është miratuar nga qeveria disa javë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit. Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave po betonohet masivisht. Vendimi vjen disa ditë pas një tjetër leje tepër të dyshimtë në Sarandë, ku VoxNews denoncoi ekskluzivisht abuzimin e pushtetit me ngritjen e një kulle plot 32 kate në mes të Sarandës. Kulla do të ngrihej nga ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Shefki Karamuça, teksa duket se masivi i betoni me kulla të larta po prek edhe zonat bregdetare. Leje për fshatra turistikë janë dhënë në tokë...