Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një këndvështrim tjetër për historinë e shqiptarëve të Çamërisë – Nga Hajredin Isufi, historian
Duke qenë në proces të hartimit të një studimi për Luftën e Dytë Botërore në krahinën e Çamërisë (1940-1945) dhe impaktin e saj në fatin tragjik të shqiptarëve atje, mësova për botimin në Greqi të një libri të ri për Filatin, qytet i rëndësishëm për historinë e shqiptarëve në shtetin fqinj. Për më tepër, duke qenë se vite më parë kam hartuar dhe botuar edhe vetë një monografi me rreth 400 faqe pikërisht për këtë qytet isha kureshtar ta lexoja dhe të mësoja diçka më shumë. Kontaktova me autorin, George Kotsi (Jorgo Koçi), një gazetar i njohur në veri të Greqisë, u tregua shumë i mirësjellë, madje, duke më dërguar vetë një kopje të librit që mban titullin “Filati” dhe nëntitull: “Fakte historike dhe folklorike”,...